Traditat jane pjese e kultures Italiane,si: krishtlindjet,pashket, ditelindjet,pervjetoret, lindjet dhe padyshim dasmat kane traditat e tyre. Te gjithe shtetet ne bote kane nje kostumografi dhe tradita te ndryshme ku edhe Italia nuk perjashtohet. Traditat italiane sa i perket dasmave jane shume te gjalla dhe te ndryshme per shkak se ndryshojne nga regjioni ne regjion edhepse keto tradita respektohen cdokund. Hap pas hapi ketu do te ndiqni traditat me te rendesishme te dasmave:
Fejesa
Ditet e sotshme nje burre i propozon gruas ne menyre direkte duke ia dhuruar nje unaze me diamant,qe eshte simboli i dashurise se perjetshme,nje premtim per martese,hapi i pare drejt nje bashkejetese dhe ky premtim tradicionalisht eshte i shoqeruar me nje puthje. Unazat e fejeses kane ekzistuar qe nga koherat me te lasht dhe sot jane nje prej traditave me te pershtatshme neper te gjithe boten. Qe nga ky moment,çifti mund te quhet zyrtarisht i fejuar.
Ceremonia e fejeses
Kjo feste nuk eshte pjese e tradites italiane si te kulturat tjera,ajo cfare ndodh eshte se cifti organizon nje takim me te dy familjet e tyre,per t’iu lejuar atyre qe te njihen me njeri tjetrin neqoftese tashme nuk jane njoftuar dhe per te marre bekimin e tyre per te ndare nje jete familjare.
Nata e Kenes dhe festa Bacheloerette
Nata e Kenes ose festa Bacheloerette jane nje zbulim i ri qe ka filluar ne Amerike ne vitet 1970. Ne Itali keto festime jane nje mundesi per te shijuar nje darke te kendshme dhe per t’u kenaqur me shoqerine por edhe me ata te cilet nuk jane te ftuar ne dasem. Kjo eshte nje nate jashte me shoqerine qe zhvillohet zakonisht nje ose dy jave para marteses.
Pergaditjet ne lidhje me martesen
Nje nuse italiane e kalon naten para marteses te shtepia e prinderve te saj. Nje nuse nuk duhet te veshe florinj perpos unazes se fejeses diten e marteses,per shkak se kjo konsiderohet si fatkeqsi.
Menyra e veshjes
Eshte rregull qe askush tjeter perpos nuses te vishet ne te bardha. Fustanet e zinj jane duke u bere cdo dite e me te njohur sepse konsiderohen shume elegant vecanerisht per nje martese ne pasdite.
Hyrja ne ceremoni
Dhendri nuk duhet qe ta shohe nusen para ceremonise se kurorezimit,ai ndodhet ne altar bashke me deshmitarin dhe e pret nusen qe te vije e shoqeruar nga babai i saj qe do t’ia dhuroje ate atij. Babai i nuses e puth vajzen e tij,ia jep doren dhendrit dhe kthehet perseri ne rendin e pare te te ftuarve per t’u ulur prane nenes se nuses. Me e pershtatshme per disa martesa katolike eshte qe per nje martese civile,dhendri bashke me nusen te kalojne neper hollin e marteses te shoqeruar nga familjaret dhe shoqeria e tyre. Ne disa regjione dhendri me nusen ecin se bashku ne kishe ,ne disa regjione te tjera dhendri sjell nje buqet me lule ne martese ose e mban nje cope hekuri ne xhepin e tij.
Pas ceremonise se marteses
Pasi te mbaroje ceremonia,te afermit bertasin Auguri(gjithe te mirat) dhe duartrokisin. Orizi i hudhet ciftit kur del nga ceremonia(nga kisha) per shkak se simbolizon fertilitetin. Te gjithe te ftuarit i pergezojne te sapomartuarit pasi dalin nga ceremonia e marteses. Ne disa regjione pas marteses cifti duhet te prese nje shirit ne dy pjese me gershere te perbashketa. Kjo simbolizon bashkepunimin e ciftit gjate jetes martesore. Nje tjeter tradite e rendesishme eshte te lidhesh nje fjongo perballe kishes. Fjongoja simbolizon besen e lidhur te dhendrit dhe te nuses. Ne vend te cakrrimit te gotave,ndiqni traditen italiane te dekorimit te ambientit me lule,qe do te ju shpijej per ne jetesen e embel.
Pritja e te ftuarve ne dasem(Festa)
Pritja e te ftuarve eshte vazhdimi i ceremonise. Te ftuarit arrijne perpara ciftit ne restaurantin e dasmes. Kamarieret i gostisin te ftuarit me dicka perderisa ato presin ciftin te vijne nga seti i fotografimit. Shume aktivitete interesante organizohen gjate nje martese italiane krahas aktivitetit kryesor i cili eshte ngrenia e nje numri te madh te ushqimeve te shijshme te shoqeruara me pijet(Vena) me te mira,Likeret dhe Limoncellet. Perpara se pasta te sherbehet ne tavolinat e darkes,ngrihet nje dolli per t’i uruar ciftit njeqind vite lumturi,nje shekull me fat,me se shpeshti me nje gote prosecco,(verzioni italian i shampanjes). Nje tjeter urim tipik eshte edhe (Ura per ciftin). Zakonisht gjate banketit,te ftuarit i cakrojne gotat me thikat e tyre,per t’i inkurajuar te sapomartuarit per t’u puthur disa here. Dhendri dhe nusja shkojne ne cdo tavoline,per te biseduar me te ftuarit me qellim qe ata te ndjehen te mireseardhur. Deri diku shoket e ciftit largohen per te pergatitur disa lojera ne forme te kurtheve per ciftin,duke hedhur puder ne shtrat,peshqi ne banjo,fshehin kepucet etj. Eshte e ditur qe gjate ceremonise nusja hedh lulen ne drejtim te zonjushave beqare ne fund te baketit. Kushdo qe e kap lulen,do te jete ne rradhe per t’u martuar. Torta e marteses eshte e bardhe(per pasterti),eshte me disa kate dhe ne maje ka nje simbol te dhendrit dhe te nuses. Nusja dhe dhendri marrin pjese ne ceremoni deri ne fund te saj,disa nga shoket e tyre shpesh ju bashkangjiten per te pire dicka apo i shoqerojne edhe deri te shtepia e tyre e re.
Dhuratat
Ne fund te dites se marteses,para se te ftuarit te largohen,nusja dhe dhendri japin dhurata per te ftuarit e tyre ne shenje te falenderimit. Italianet i quajne bombonjere,te pergaditura ne forme te dhuratave, keto mund te jene gjera te embla dhe te dekoruara me fjongo. Keto dhurata jane simbol i jetes familjare. Numri i ketyre dhuratave eshte shume i vecante,duhet te jete nje numer tek, ku cdonjeri te sjell fat te mire.
5 gjera fatsjellese
Italianet kerkojne nga nusja te sjelle 5 gjera me vete ne diten e marteses(Kjo eshte nje tradite tjeter nga Anglo-Saxon)
●Dicka te vjeter-simbolizon jeten qe le pas dhe rendesine e te kaluares,e cila asesi nuk duhet te harrohet ne pajtueshmeri me jeten e re.
●Dicka te re-simbolizon jeten e re qe do ta filloje,qellimet dhe ndryshimet e reja.
●Dicka te huazuar-simbolizon dashurine e njerezve per te,te cilet do te jene prane saj gjate levizjeve nga jeta e vjeter ne ate te re.
●Dicka te kaltert-simbolizon pastertine,ne te kaluaren e kalterta ka qene ngjyra e pastertise dhe ngjyra e dhendureve ne diten e marteses.
●Dicka qe e ka marre si dhurate-kjo eshte e nevojshme per t’ia kujtuar asaj njerezit qe don.
Leave a Reply