Kulturë

Dimri po afrohet!

Baikal lake

Në fillim të këtij artikulli,unë patjeter t’iu informoj se jeta ime ka filluar ne nje nga vendet me te ftohta ne bote. Ndoshta tani ne mendjen tuaj,ju po imagjinoni pinguinet dhe ajsberget ne Antartike,por jo e keni gabim dhe duket qe jeni shume larg nga e verteta. Une mundem qe t’iu torturoj per aq kohe sa te dua,por kjo po qe do te ishte dicka e merzitshme per lexuesit e mi. Me lejoni qe ta filloj tregimin tim me acarrin e Siberise dhe te Lindjes.

Oymyakon - pole of cold
Rusia eshte shteti me i madh ne bote dhe une kam lindur atje,une nuk mund t’iu flas per te gjithe statistikat e shtetit tim pasi ju mund t’i gjeni ato ne Wikipedia. Vetem nje informacion mund te jete i mjaftueshem,ne Rusi jetojne me shume se 180 popuj te ndryshem me karakteristika nga me te ndryshmet(ngjyra e lekures,pamja,fytyra etj). Pjesa lindore dhe Siberiane e Rusise shtrihen ne kontinentin e Azise dhe qe nga koherat e lashta deri me sot,banoret lokal te ketyre territoreve kane qene Aziatiket.Kus7htet klimatike ketu jane jashtezakonisht te ftohta saqe ekzistojne dhe disa permafroste.
Shume njerez zakonisht pyesin:”Si mundeni te jetoni ne kete vend?” Pergjigja eshte shume e lehte: Per ne eshte shume e lehte dhe ne tashme jemi mesuar si t’i mbijetojme temperaturave prej -50°C. Por ne te gjitha territoret ka oscilime te shumta te temperatures.

Buuz - traditional Buryat people food

Neqoftese gjendeni ne pjesen Arktike te Rusise,pa dyshim qe nuk do te ndjheni shume rehat,pasi ne dimer do te perballeni me nete polare dhe dielli nuk do te lind gati per nje muaj. Sa i perket pjeses jugore,eshte e zakonshme dhe normale te kete dimer te shkurter me temperature -30°C per rreth pese muaj. Natyra ne Siberi dhe ne pjesen Lindore eshte multi-dimenzionale: Nga Taiga ne shkretetire.
Ne te gjithe Rusine ekzistojne rreth 22 republika,ne te vertete per to duhej te pergaditej nje artikull i gjate,por une dua t’ua  prezantoj vetem vendet me interesante ne regjionin Aziatik: Republika e Jakutit dhe Republika e Burjatit.

Traditional Yakut people clothes

Çdo republike ka kushtetuten dhe simbolet e veta shtetrore-flamurin dhe stemen. Per te gjithe keto territore gjyha e dyte zyrtare eshte rusishtja. Nje numer i madh i njerezve kane paraardhes te cilet kane migruar nga Estonia,Latvia,Lituania, Belarausi,Moldavia,Polanda dhe Gjermania. Fatkeqsisht Xhozef Stalini ishte pjese e historise tone,por le t’i kthehemi republikave.

Winter in Yakutia
Republika e Jakutit eshte e njohur sepse ketu gjendet poli i Verkhojanskit dhe Ojmjakonit te ftohte ku temperaturat njehere kane arritur -67.8°C dhe -77.8°C. Jo te gjithe njerezit jane ne gjendje per ta vizituar kryeqytetin e R.Jakutsit ne dimer. Mbase nuk eshte vendi me i ftohte ne bote por prape nuk eshte ngrohte (-50°C). Banoret e Jakutit kane zhvillim interesant te gjuhes dhe etnografise. Zhvillimi me i madh eshte bere ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX nga intelektualet mergimare te pjeses perendimore te Mbreterise Ruse. Nje nga mergimtaret me te njohur ishte polaku i njohur Eduard Pekarski. Ai ishte themeluesi i alfabetit fundamental te gjuhes se Jakutit. Pas kesaj u krijua dhe literetura e Jakutit,drejtshkrimi zyrtar dhe zhvillimi intelektual i njerezve te pacivilizuar. Pas me shume se njeqind viteve,mund te themi se ky vend u be nje nga vendet me te zhvilluar dhe me te suksesshme ne bote.

Ivolginsky Datsan
Republika e Burjatit eshte nje vend i njohur turistik. Shume vizitore vijne ne Ulan-Ude nga e gjithe bota dhe tentojne qe ta shijojne jeten autentike te banoreve te Burjatit. Ketu ndodhet tempulli me i njohur Budist i Rusise-Ivolginski Datsan. Ne qender te qytetir mund te shihni statujen me te madhe te kokes se Leninit. Kuzhina popullore e Burjatit eshte mjafte e pasur me ushqime nga me te ndryshmet-me i njohur nga te gjithe ushaimet eshte “buuz”,nje petull e mbushur me mish. Çdokush qe e ka provuar kete ushqim,duket sikur eshte dashuruar dhe gjithnje ka tentuar ta gatuaje ne shtepi. Ne fund une dua te them se pse njerezit zgjedhin kete vend per te kaluar kohen. Ketu gjendet edhe liqeni Baikal-liqeni me i gjate,ne i thelle dhe me i fresket ne bote(emri jozyrtar eshte edhe Deti Siberian). Ketu mund te vini ne vere dhe ne dimer pamja perseri mbetet e mrekullueshme. Miresevini ne Siberi dhe ne Lindje te Rusise.

Translate from English: Luiza Nazifi

 

Advertisements

Categories: Kulturë, Shqip, Stil jetese

Tagged as: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s