Çarshia: Pulsi I Shkupit

489px-Old_Bazaar_Skopje_entranceÇarshia e vjetër, Vendi që nuk duhet ta humbasësh gjatë udhëtimit në Shkup.
Vendi që pulson me jetën gjatë ditës dhe ofron shumë pika për të pirë dhe për të festuar gjatë natës. Ju duhet të kaloni lumin Vardar nga Ura e Gurit dhe të lini prapa pjesën moderne të Shkupit. Pastaj ju hyni në tregun e lashtë osman, një nga më të mirat e ruajtura në Ballkan. Atmosfera e orientit, dyqanet e bizhuterive dhe restorante të vogla që shërbejnë kuzhina tradicionale ballkanike ose turke. Ndihet sikur koha ngadalësohet pak këtu.

Një ditë, hyra në këtë pjesë simpatike të Shkupit me qëllime të ndryshme. Doja të zbuloja se ku të rinjtë shkonin për tu argëtuar dhe cilat vende janë më interesante. A është jeta e natës këtu ndryshe nga ajo në Poloni ose në vendet tjera? Isha në dijeni se për shkak të sezonit të dimrit, çarshija nuk më tregoi potencial të vërtetë.Megjithatë, jeta e natës fillon këtu mjaft vonë, por zgjat deri në orët e hershme të mëngjesit. Pra, nëse kërkoni festë në orën 20:00, mos prisni bare të mbushura me njerëz. Gjatë dimrit qyteti i vjetër duket si I zbrazët disa vende të mbyllura kështu që mënyra më e mirë për të patur një natë të paharrueshme është të pyesni për këshilla banorët lokal. Këtë herë u jap një zë të rinjve dhe të huajve që jetojnë në Shkup dhe mund të ndajnë përvojën e tyre.

Vende që ja vlen të vizitohen:

Bojan,Maqedoni:  Unë zgjedh “Pivnica” gjatë netëve të verës sepse ju mund të shijoni muzikën e gjallë, mund të shikoni yjet nga ballkoni dhe të kaloni kohë të mira me miqtë duke provuar lloje të ndryshme të birrës. Gjatë ditës unë rekomandoj “Menada”, vend i përsosur për takime pune ose takime romantike dhe nëse je i uritur porosit patate te skuqura dhe pizza.

Aleksandra, Poloni: Është me të vërtetë e vështirë të zgjidhet vetëm një vend i preferuar në çarshi, pasi që ka aq shumë vende magjike, rrugë të ngushta me kalldrëm dhe sokaqe të fshehta. Unë do të thoja se e gjithë çarsija është vendi im i preferuar, por nëse do të duhet të zgjedh unë do ta theksoja “Kapanin An” me përmbajtjen e saj të habitshme që përshtatet si një klub nate dhe një shkollë për vajzat muslimane. E dua dualitetin e natyrës së tij dhe arkitekturën e vendit që ju sjell përsëri në kohët e Perandorisë Osmane. Vendi I dytë I preferuar do të ishte “bezistan”, perlë e fshehur dhe plan i ikjes nëse do të donit të largoheni nga turma.

Milan,Maqedoni: Milan, Maqedoni: Kur unë dua të kombinoj verë të shkëlqyer, ushqim dhe muzikë bar Temov është vendi ku unë shkoj. Unë gjithashtu rekomandoj pubs Star Grad ose Qytetin e Vjetër.

Chris, Afrika Jugore: Vendi im i preferuar në Carsija do të ishte Allure Bistro. Arsyeja është që në fundjavë ata hedhin parti latine me salsa dhe bachata dhe këto janë kërcimet që më pëlqejnë, kështu që është mirë të praktikoj aftësitë e mia të vallëzimit atje. Gjithashtu, ato zakonisht janë të hapura deri vonë në fundjavë, mendoj se deri në orën 3 ose 4 pas mesnate, që është një gjë e mirë.   

           

Aleksandra,Maqedoni:  Meqë jam duke studiuar në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit, ku të gjithë miqtë e mi janë turq, shqiptarë, boshnjakë, fillova të rri me ta në pazarin e vjetër të Shkupit. Në mënyrë aktive po shkoj atje me ta, por ende nuk mund të dalloj se cili është vendi im i preferuar. Sidoqoftë, nëse dëshironi të kaloni kohën tuaj “ndërkombëtarisht” gjatë ditës, të provoni çajin turk apo shishen me rrezet e diellit, shkoni në Album Shisha ose në Kafene Nargile, por mos harroni të merrni syzet e diellit. Dhe natën? Vetëm vishni rrobat tuaja per party, sillni energjinë pozitive dhe të vini në Allure Bistro. Tani për tani, partit më të mira latine në Shkup po mbahen atje.

Vafire, Macedonia: Vendi që më pëlqen në çarsi është “K8te”. E dua këtë vend, sepse më kujton Italinë dhe Turqinë. Edhe më shumë sepse kur isha atje për herë të parë kam kaluar një kohë vërtet të këndshme me mikun tim italian. Ishte një natë emrekullueshme pranverore. Qirinjtë po ndriçonin rrugën e vogël, kam kujtime të mëdha.

Kapan An, Menada dhe Allure ishin pikët ​​e spikatura për shumicën e njerëzve që e pyeta. Duket sikur janë portet e detyrueshme gjatë eksplorimit të çarsisë.  Të gjithë e dimë se një parti i mirë mvaret më shumë nga njerëzit sesa nga vendi. Duke thënë këtë, u përpoqa të tregoja nëse partit maqedonase kanë diçka që mund të jetë ndryshe nga vendet e tjera.

Chris, South Africa: Unë do të thoja po, për shumicën e gjërave të thëna. Unë kurrë nuk kam qenë në një parti latino në Afrikën e Jugut, por ka vende si Kapan An që hedhin pjesë trap/drum n bass/dubstep që ne kemi të ngjashme në vendinlindjen tim (në aspektin e madhësisë së vendit dhe atmosferës). Pjesa më e bukur për partit ne çarshi është se për një zonë kaq të vogël, ka shumë parti, si grupi live Pivnica, parti të ndryshme të stilit në Connect, Allure, Kapan An etj.

Aleksandra, Poland:  Partit janë të ndryshme, por unë nuk mendoj se ajo është e lidhur vetëm me çarshinë vetë, por me Maqedoninë në përgjithësi. Pubet janë te zhurmshme, partit fillojnë më vonë, nëse moti lejon (dhe kjo për 7 muaj gjatë një viti), turma është jashtë, ju qëndroni shumicën e natës dhe luani bashkë me muzikën.

Aleksandra, Macedonia: Unë kam qenë në më shumë se 20 vende në të gjithë Evropën dhe mund të them se nëse doni të shkoni në parti të vërtetë, vizitoni vendet e Ballkanit, veçanërisht Maqedoninë. Nuk është sepse jetoj këtu, por nëse mund ta përcaktoj mentalitetin tonë, ne jemi njerëz që argëtohen gjatë gjithë javës, nuk ka rëndësi nëse është e hënë. A e dini se ne kemi 8 ‘orë pune’ në ditë? Sigurisht, unë jam duke folur për orët e kaluara në parti, ku koha jonë e festimit fillon në orën 21 deri në orën 05 të mëngjesit. Nuk mund të jetë ndryshe kur ka lloje të ndryshme të partive, për çdo shije, për çdo ditë të javës. Por gjëja më e rëndësishme është që ne kërcejmë, edhe nëse jemi në bar, kafene, disko, restorant… Askush nuk gjykon nëse jeni valltar i mirë apo jo.

DSC_0056

Chloe, France:
Mënyra maqedonase e jetës së natës është krejtësisht e ndryshme. Së pari, sepse unë jam duke shkuar në parti latine shumicën e kohës dhe unë nuk i kam ato në qytetin tim në Francë. zakonisht kam ndjenjën se njerëzit kujdesen më shumë për njëri-tjetrin. Gjithashtu, ju mund të kërceni si ju ka qejfi! Dhe që nga fillimi ndjehesha e mirëpritur. Nuk do të ishte e njëjta gjë në vendin tim në Francë për siguri.

Andrej, Macedonia: Unë mendoj se në përgjithësi partit në Maqedoni janë të ndryshme nga vendet e tjera, për të mos thënë më mirë. Një gjë që kam vërejtur për partit maqedonase është se njerëzit nuk vallëzojnë dhe ndoshta çarsija është vendi ku ky fakt ndryshon. Çarsija ka shpirtin e vet të veçantë dhe është interesante se si mund të transformohet nga jeta e saj e përditshme në jetën e natës. Mendoj se tani përpiqet që të ketë më shumë frymë “evropiane” dhe besoj se fluksi i të huajve ka ndikim në këtë.

Favourite party:

Toni, Macedonia: Kapa An, 5 të mengjezit , trance parti dhe agimi i diellit bashkë me shi dhe ylber ,dhe të gjithë ishim në vallëzim në podium.

Aleksandra, Poland:  Parti im i preferuar në çarsi u zhvillua në fund të verës në cafe pub-in e Bezistenit – Beni’s Yellow Submarine, Më pëlqen shumë ky vend, i rrethuar nga Beatles dhe një dizajn pak industrial ndërsa pirja e alkoolit e bën vetëm më të mirë. Në kalimin e ngushtë ku grupi qëndronte turma te vogjël u mblodhën. Duke u mbështetur në mure, duke tundur kokën ndërsa muzika luante, ne shijonim shfaqjen e një vokali të thellë.

22554730_502314663464932_506204461760786471_n

Special moment:

Chris, South Africa:  Një ditë isha duke ecur nëpër Carsija me disa miq nga Maqedonia, Franca dhe Estonia dhe takuam një njeri të vjetër interesant që filloi të fliste me ne. Kuptuam se ai mund të fliste shumë gjuhë, duke përfshirë frëngjishten, maqedonishten, italishten, algjerishtën, turqishten dhe disa estoneze. Ishte mjaft e mahnitshme dhe më ndihmoi të kuptoj se udhëtimi dhe mësimi i gjuhëve të reja mund ta lidhë botën më mirë.

Andrej, Macedonia: Një nga gjërat më interesante që kam parë në çarsi është kur ka një derbi në kampionatin turk të futbollit. Çajtoret janë plot dhe është e mrekullueshme të vëzhgoni këtë emocjon dhe pasion nga tifozët. Unë mendoj se me të vërtetë ju merr në një mënyrë në Turqin, veçanërisht me atmosferën.

Chloe, France: Herën e parë që shkova për të ngrënë në çarsi, zgjodha një vend të rastësishëm, dhe në menu kishte vetëm kebap dhe fasule. Unë kurrë nuk kam ngrënë fasule në restorant! Për mua ishte kaq e çuditshme që nuk kishte ushqime tjera. Një ditë kam planifikuar të takohem me mikun tim, Antoine në çarsi. Nuk e kishim caktuar vendin konkret dhe nuk kishim marrë telefon me vete… Imagjinoni, po ecja në mes të labirintit të rrugëve pa shpresë për të takuar mikun tim. Dhe falënderoj për disa mrekulli që më në fund gjetëm njëri-tjetrin rastësisht në një rrugë të vogël! Për mua të gjitha rrugët duken të njëjta dhe është e vështirë për mua të orientohem, por është një nga arsyet pse e dua atë vend.

DSC_0021.JPG

Dafina, Macedonia:
Njëherë mora një mik nga Anglia në Çarsi për të pirë çaj turk dhe nargile. Ai më tha se kishte një ndjenjë si të ishte në Marroko.               

Aleksandra, Macedonia:  Pra, gjëja më e pabesueshme për mua është se, sa herë që shkoj në pazarin e vjetër, takoj dikë nga miqtë e mi. Ndonjëherë nëse nuk janë në dispozicion për t’u bashkuar me mua, unë po shkoj atje vetëm dhe përsëri takoj dikë që mund t’u bashkohem. Pothuajse harrova të të pyes… ne të gjithë e provuam çajin turk, por a keni shijuar çajin turk me një shije limoni, kivi, portokalli, banane? Vini syzet e diellit dhe ejani në pazarin e vjetër, nuk keni nevojë për një kompani, ne jemi tashmë atje. Padiskutim, çarsija është lavdia e Shkupit edhe gjatë ditës dhe natës. Pra, kur të vijë fundjava, mos rri në shtëpi. Mos harroni, “a little party never killed nobody.”  (një parti e vogël kurrë nuk vrau askënd). 

Paulina Gołębiowska

Translator: Jeton Vinca

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: