Shqip

Dy ditë, 8000 të rinj dhe ide të panumërta – Yo! Fest 2018

34090664_929565520543281_5138824070678183936_oFestivali vjetor politik, muzikor, i udhëhequr nga të rinjtë e Forumit Rinor Evropian, Yo! Fest, për edicionin e tij të 10-të u zhvillua në Strasburg, Francë, midis 1 dhe 2 qershorit. Eventi i tretë evropian i të rinjve, EYE2018, grumbulloi 8,000 të rinj të angazhuar në aktivitete, debate, shfaqje dhe punëtori të ndryshme në ambientet e Parlamentit në Strasburg.

Mbi 50 nacionalitete nga secili shtet anëtar në BE, duke përfshirë pjesëmarrës nga Azia, Afrika dhe pjesë të tjera të Evropës, patën rastin të arrijnë në Parlamentin Evropian për të marrë pjesë në Eventin Rinor Evropian 2018.      Mijëra të rinj kishin mundësi të shprehnin shqetësimet e tyre dhe të ngrinin zërin për çështjet që kishin rëndësi për ta. Ky event unik u dha të rinjve hapësirë ​​që të angazhohen drejtpërdrejt me vendimmarrësit. Në hapjen e kësaj ngjarjeje, presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani mbajti nje fjalim si dhe iu përgjigj pyetjeve kyçe që të rinjtë po pyesin. Pyetjet ishin kryesisht për të ardhmen e rinisë, të BE-së dhe të botës.      Pjesa joformale e ngjarjes u zhvillua jashtë ndërtesës së Parlamentit ku pjesëmarrësit po bënin punëtori dhe aktivitete të tjera në të cilat ata patën mundësinë të marrin pjesë dhe të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre.34258919_930024457164054_8253816185196380160_o

Të rinj nga vende të ndryshme, i ndanë idetë e tyre me njerëz nga e gjithë Evropa duke mësuar nga kulturat e njëri-tjetrit dhe duke punuar për një Evropë më të fortë dhe të larmishme nëpërmjet debateve që përqendroheshin në pesë tema: Të Rinj dhe të Vjetër; Të pasur dhe të varfër; Të përçarë dhe të bashkuar; Të sigurt dhe të rrezikshëm; dhe lokal dhe global.      Eventi u shoqërua me dy ditë të mrekullueshme të YOFest ku përveç debateve të angazhuara dhe bisedave të thella, festivali përfshiu shumë koncerte në hapësirë të hapur.      Kjo ngjarje tregoi se zëri i të rinjve në mbarë botën duhet të dëgjohet. Këtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të takoheshin, të shkëmbejnë dhe të bashkojnë idetë e tyre dhe të diskutojnë për pyetjet që janë me të vërtetë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.      Pjesëmarrësit e EYE2018 dhe Yo Fest u kthyen në shtëpi me një çantë të mbushur me miq të rinj nga e gjithë bota, ndjenja të këndshme dhe frymëzim të freskët. Ata janë gati të përfshijnë të tjerët dhe të përhapin mesazhin e unitetit dhe diversitetit duke e ditur se zërat e tyre do të jenë një faktor kyç në formimin e Evropës në të ardhmen.

Yo! Fest në sytë e pjesëmarrësve    

Amy, 19 – Irlandë 

Kam takuar shumë miq të rinj me të cilët kam diskutuar tema të ndryshme. Një atmosferë shumë komode në dy ditë të këndshme.     \

incent, 19 – Francë 

Kjo është hera ime e parë në Yo! Fest. Koha ime është e mrekullueshme këtu, sepse njoha shumë miq me prejardhje të ndryshme me të cilët munda të flas në gjuhë të ndryshme. Është e mrekullueshme!

Eva, 20 – Bullgari

Kur po vija , isha shumë e frikësuar dhe nuk e dija se çfarë të prisja, sepse kjo ishte hera e parë që erdha këtu. Por më pas takova shumë miq të rinj, biseduam shumë dhe më pëlqeu shumë. Është e mrekullueshme.

Melisa, Francë   

Më pëlqen ky event sepse ka shumë njerëz që flasin gjuhë të ndryshme dhe ne patëm mundësine të flasim në Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht. Një Evropë e vërtetë ndërkulturore!

Andrea, Maqedoni   

Unë mendoj se ky është një event madhështor, veçanërisht për njerëzit që nuk janë shumë të njohur me punën e rinisë dhe me organizatat rinore. Një event madhështor për të informuar për gjithçka që po ndodh në Evropë, rreth aktiviteteve dhe iniciativave të ndryshme.

Udhëtimi – Nëse isha migrant    Loja e “Udhëtimit” ishte gjithashtu pjesë e Yo! Fest 2018. Shumë të rinj u përpoqën të kuptonin dhe arritën të luajnë këtë lojë fal Shoqatës System & Generation nga Turqia.     “Ideja u shfaq në 2015, kur ekipi ynë kuptoi se kriza e migracionit po rritet dhe se ne kemi nevojë për të informuar sa më shumë njerëz në lidhje me këtë krize.- Ekipi System & Generation.

34119101_929565980543235_6307469433375817728_oKur filloni të luajnë lojë ju jeni një refugjat. Ju vendosni veten në këpucët e refugjatëve dhe keni një detyrë të caktuar. Detyrat lindin nga kartat e ndryshme me pengesa të shkruara të përdorura në lojë, duhet të plotësoni atë që është shkruar në kartë. Loja zhvillohet në Stamboll. Pra, është detyra juaj të kaloni nëpër lagje të ndryshme të qytetit dhe të kryeni detyra të caktuara. Ndonjëherë ju duhet të paguani para; nganjëherë takohesh me njerëz të tjerë. Ju merrni informacion dhe gjithashtu ju shmangni policinë, e cila është shumë e rëndësishme. Bëhet fjalë për një lojë të vërtetë strategjike që ju duhet të planifikoni paraprakisht, gjë që me të vërtetë ju fut në këpucët e emigrantëve.

“Kur ju luani këtë lojë ju bëheni vetë nje migrant. Pra, u kërkojmë të rinjve të zakonshëm, që të vendosin veten në këpucët e migrantëve dhe të kuptojnë vështirësitë e tyre,natyrisht, ata gjithashtu takohen me disa përfitime gjatë udhëtimit të tyre “, thotë ekipi i System & Generation.      Organizata ishte vërtet e kënaqur nga reagimet që mori në festival.     “Yo! Fest ishte shumë i përgjegjshëm. Të rinjtë me të vërtetë ishin të interesuar në lojë dhe ata u përpoqën ta kuptonin pa kërkuar që ne tu shpjegonim.

Angela Rajchevska

Categories: Shqip, Tema e muajit

Tagged as: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s