Sot, lufta për ekzistencë është e pakët në dallim me luftën për pozicion. Shpeshherë mënyra sesi ne pozicionohemi tregon qartë edhe luftën për ekzistencë. Vende të shumta të Lindjes së Mesme janë prej vitesh në luftë, aq më tepër ndodhitë dhe pasojat nga Lindja e Mesme barten edhe tek ne. Lindin dilema të mëdha, sfida të mëdha të cilat kërkojnë përgjigjet dhe zgjidhjet ideale të cilat do të qartësonin pozicionin dhe do të përfitonin paqe. Poashtu paqeja ndërtohet, madje nga të rinjtë.
Forca shtytëse e një populli pa dyshim që janë të rinjtë, por, më vendimtare janë mekanizmat që përdorin sistemet shtetërore për të stimuluar dhe ngritur të rinjtë. Kjo nuk do të thotë se të rinjtë mbeten duar lidhur atëherë kur sistemet shtetërore dështojnë. Por, ata janë regjisorët e vërtetë të cilët mbjellin njërin nga tiparet tek të rinjtë dashurinë apo urrejtjen. Të rinjtë gjithmonë duhet përkushtuar në ndërtimin e paqes brenda komunitetit, kjo fillon nga familja. Sot, familje të shumta angazhohen në edukimin e fëmijëve të tyre për të qenë realisht ambasdorë në promovimin e tolerancës ndëretnike, fetare dhe paqes në botë. Gjë për të cilën edhe vendi ynë ka nevojën më të madhe. Pavarësisht, fuqia e të rinjëve ka arritur të sjellë në rrëzimin e diktatorëve më të mëdhenj në botë, që dua të them që forca për të bërë dhe për të zhbërë është jashtzakonisht e madhe, por, ne kemi nevojë për bërë paqen kusht të parë në komuntetin tonë. Tanimë, lind pyetja se si ne do të ishim të përkushtuar për paqe ? Është thjeshtë, mendoni rolin e bletës, gjithmonë merr më të mirën nga lulet dhe na jep neve më të mirën. Ky duhet të jetë roli i përditshëm i të gjithë neve. Pa dyshim që dikush nga ju do të thoshte që si do ta arrijmë paqen pa luftën ndaj paragjykimeve, stereotipeve dhe diskriminimit ? Fillimisht, të gjithë ata që duan paqen duhet kuptojnë që ajo ndërtohet duke mos i dhënë hapsirë fjalës luftë në vokalubarin tonë. Të rinjtë mund ta bëjnë ndërtimin e paqes, duke tejkaluar paragjykimet, stereotipet dhe diskrimimin. Gjithë ky tejkalim do kohë, madje ne duhet të përpiqemi që më tepër të diskutojmë për mënyrat e promovimit të paqes sesa për pasojat nga lufta. Roli i shumë nga ne për të arritur qëllimin final është se ne duhet ta bëjmë rolin e ndërmjetsuesit në çdo moment, qoftë nga shtëpia, në kafe apo në institucione. Ndaj atyre që nuk preferojnë dialogun dhe gjithmonë me shkëputjen e komunikimit fillon e gjithë përplasja deri tek lufta, ata kërkojnë një qasje ndryshe dhe një studim i thellë duke filluar të mendojmë për gjërat që ata më së shumti duan e më vonë të shtrijmë ndikimin tonë mbi gjërat që ata duan. Këtë e kemi bërë njëherë në jetë të gjithë ne, por, pa dyshim që të gjallë na mban vazhdimësia e gjërave që bëjmë.
Përkushtimi i të rinjëve për paqen është misioni i sinqert i cili do kohë. Domosdoshmërisht që ne të angazhohemi në mbajtjen e sigurisë dhe paqes. Këtë do ta arrijmë së bashku, duke stimuluar të rinjtë si promotorë kryesorë për paqe dhe tolerancë, madje edhe duke marrë përgjegjësi për organizime shoqërore që kanë për qëllim promovimin e paqes dhe bashkimin e kulturave të ndryshme. Bashkimi është forcë dhe vetëmohimi tipari kryesor për paqe.
Autor: Enis Miftari
Foto: Vigan Demiri
Leave a Reply