“Jeta është një udhëtim – Mos merrni me vete shumë bagazhe”

Babai im dikur ishte një entuziast i biçikletës derisa një lloj aksidenti e largoi atë nga çiklizmi për një kohë të gjatë. Një herë më tha se një nga shembujt e tij është Thomas Meixner: një njeri i moshës mesatare nga Saksonia-Anhalt në Gjermani, i cili udhëtoi pothuajse në gjithë botën në udhëtimet e shumta të biçikletave.

China 001_20190626_142212701

Që kur kam dëgjuar për “djaloshi që shkoi në Sydney me biçikletë” isha i mahnitur. Që nga viti 1998 ai pershkoi më shumë se 250.000 km * me biçiklete me dy rrota nga Gjermania, për shembull në Cape Town në Afrikën e Jugut, në Vladivostok në Rusi, përgjatë rrugës historike në Kinë ose nga Alaska në Tierra del Fuego në Kili/Argjentinë në Panamericana. Kam pasur kënaqësinë të flas me të për përvojat e tij, stilin e jetës së tij të veçantë dhe udhëtimet e tij.

“Çiklisti i botës” Thomas Meixner ka lindur më 19 shtator 1965 në Wolfen (rrethin Halle) në G.D.R. (sot Bitterfeld-Wolfen në Saksoni-Anhalt/Gjermani). Tashmë si një fëmijë i vogël, prindërit e tij kaluan shumicën e kohës së pushimeve në natyrë dhe siç thotë ai , se lidhja e tij me natyrën u përcaktua edhe para se të lindte: “Kam pasur udhëtimin tim të parë në kampe në Mecklemburg në Gjermaninë veriore kur nëna ime ishte në muajin e 7-të shtatzënë me mua. Kështu që unë gjithmonë kam dashur të jem në natyrë dhe të kem një jetë disi të thjeshtë.”

12 Australien-Devils Marbles_20190626_142237429

Si qytetarë i G.D.R., korridori i udhëtimit të njerëzve ishte shumë i ngushtë. Por megjithatë, ndërsa Meixner u rrit, ai filloi udhëtimet e tij me autostop gjatë fundit të viteve 1980. me destinacion: Bullgarine. Pas njëfarë kohe, biçikleta filloi të bëhej mjeti më i preferuar për të. Udhëtimi i parë më i gjatë në biçikletë në vitin 1989 e çoi atë rreth 2.300 km nga vendlindja e tij në Gjermaninë Lindore deri në Detin e Zi në Bullgari.

“Ju kurrë nuk mund të keni liri absolute – kjo është vetëm një iluzion, por duke udhëtuar me biçikletë, ju do të keni liri maksimale!”

11Thailand- in einem What(Tempel)_20190626_142232423

Në vitin 1990 gjërat ndryshuan rrënjësisht: ribashkimi i Gjermanisë u përfundua, në ’91 Meixner (si shumë gjermanë të tjerë ne Lindje) mbeti i papunë, por gjithashtu fitoi një liri të re për të udhëtuar. “Unë ende e kujtoj kohën, kur vështirë se mund të shkonim kudo, tani pasaporta gjermane vlen si ari. Shumica e gjermanëve nuk janë as të vetëdijshëm për këtë! As amerikanët për shembull, as francezët nuk kanë qasje në kaq shumë vende të botes me pasaportën e tyre. Si gjermanë ne jemi të bekuar me këtë dhe ne duhet ta vlerësojmë dhe ta përdorim atë!”

Udhëtimi edukon dhe ju lejon të shihni botën nga perspektiva të ndryshme. Kjo është arsyeja pse, sipas mendimit të Meixner, njerëzit duhet të dalin dhe të shohin botën dhe njerëzit e saj. Jo domosdoshmërisht me biçikletë, sepse për të ajo është vetëm mënyra më praktike e udhëtimit.

9 China-Danquin Paß-3519 m_20190626_142242334

“Shumica e njerëzve në Gjermani janë disi të pasur në krahasim me miliona njerëz në këtë tokë që kanë më pak se ne. Por shumë veta nuk e kuptojne faktin se pasuria materiale nuk është gjithçka – për shembull kur isha duke udhëtuar në Ballkan, Maqedoni në vitin 2006, mund t’ju them se njerëzit atje ishin shumë më të pasur se shumica e njerëzve në Evropën Qendrore në qoftë se bëhet fjalë për gjëra të vogla njerëzore edhe pse nuk mund ta matni atë me PBB apo diçka të tillë … Ata nuk e vene re sepse ato janë mesuar me të, por si gjerman, mund t’ju them se familjet e tyre dhe komunitetet sociale punojnë shumë më mirë atje , njerëzit ende bashkohen, flasin me njëri-tjetrin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin! thjesht një kënaqësi!”

Sa i përket parave ai thotë “Unë jam i pasur në krahasim me atë që shumica e njerëzve në botë e kanë, por nuk më duhet shumë.” Kur unë jam në shtëpi, fitoj para duke shitur libra dhe DVD dhe duke bërë prezantime me diapozitivë vendeve të ndryshme në lidhje me udhëtimet e mia, por unë arrita të qoj shpenzimet e mia të rregullta në zero, kështu që është e mjaftueshme për një jetë të mirë, nuk i kuptoj njerëzit që punojnë gjithë jetën e tyre për të pasur një makinë të zbukuruar ose një ekran të sheshtë.”

Billy-Idol

Udhëtimi gjate shumicës së kohës dhe një jete shumë të thjeshtë ju lejon të shihni se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme: “Kur i shoh të gjithë njerëzit që shqetësohen për të patur pension të mjaftueshëm kur janë të vjetër ose gjëra të tilla unë gjithmonë them: Mos i humbni ne mendime rreth asaj se çfarë do të jetë në 20 vjet! Çfarëdo planesh që keni, gjithmonë mendoni se gjërat mund të ndryshojnë brenda natës! Është më mirë të jetosh këtu dhe tani, sepse ndoshta do të vdesesh javën e ardhshme!”

Welt-Reise 001_20190626_142224449

Ka pasur shumë kohë që Meixner kaloi vetëm duke udhëtuar. Kjo përvojë e bëri atë të reflektojë dhe të njihet më mirë. Kjo nuk mund të jetë e njejte per të gjithë njesoj, por për të është privilegj të ketë këto mundësi. “Dhe në fund nuk jeni në të vërtetë vetëm sepse takoni kaq shumë njerëz qe ju mirëpresin përgjatë rrugës. Kryesorja është gjithmonë njerëzit dhe kulturat që takoni!” Pavarësisht nga vështirësitë për marrjen e vizave për disa vende, disa aksidente, grabitja në Amerikën e Jugut ose burgosja për shkak të disa keqkuptimeve në SHBA, ajo ngelet ende një jetë e mrekullueshme dhe aventureske. “Shumica e njerëzve që vijnë në prezantimet e mia të diapozitivëve nuk do të bejnë kurrë në një udhëtim të tillë, dhe me të vërtetë ju nuk mund të shkoni ashtu, por duhet shumë përgatitje. Nëse jetoni në një vend ju gjithmonë e dini se çfarë duhet të bëni, por kur ju jeni gjithmonë duke lëvizur ju duhet të menaxhoni sigurinë tuaj, orientimin dhe ushqimin dhe të gjitha këto gjëra çdo ditë përsëri.”

I pyetur se çfarë këshille mund t’u japë të rinjve, ai përgjigjet se po jetojmë në kohëra të trazuara: ndryshimi i klimës do të prodhojë shumë probleme dhe mund të bëhet konflikti më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Sistemi kapitalist siç është tani, pabarazia shoqërore në botë dhe pikëpamjet materialiste të shumë njerëzve do të duhet të përfundojnë në një moment: “Të rinjtë në ditët e sotme duhet të vlerësojnë gjërat e vogla në jetë, telefononi një herë në një kohë dhe më tepër komunikoni verbalisht – dua të them ne të vërtetë … nën zë (qesh) Koha e njerëzve të moshuar është pothuajse e gjatë dhe e ardhmja i takon brezit të ri – prandaj të rinjtë duhet të jenë të përgatitur për shumë ndryshime drastike.”

Sascha Schlüter
Fotografitë: Thomas Meixner
Përkthim: Paulin Zefi

1 thought on ““Jeta është një udhëtim – Mos merrni me vete shumë bagazhe”

  1. Your adventures look super awesome, I wish I could understand your language! Happy trails

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close