Një moment i shkurtër i jetës sime

A keni provuar ndonjëherë të ecni me sytë e mbyllur? Apo ngasjen e një biçiklete pa duar? Apo ecjen në një qytet duke mos ditur rrugët? Apo marrjen e ushqimit duke mos ditur se çfarë ka brenda sepse nuk e kupton gjuhën? A keni provuar ndonjëherë të flisni me një të huaj? Hyrjen për herë të parë në aeroport apo metro?

Ju kujtohet se si ishte të ngjitesh në një pemë kur ishe fëmijë? Duke kërcyer tre shkallë njëherësh? Vë bast se nuk u shqetësove në atë kohë. Vetëm prindërit ose gjyshërit tuaj ishin frikësuar dhe ju ndaluan të bëni atë. Vitet kalojnë dhe ju filloni të keni frikë. Por në fakt sa herë keni dëgjuar se një fëmijë ra nga një pemë ose vdiq duke kërcyer nga shkallët?
Sytë e mbyllur, duar të lira, pa plan, shenja në rrugën me të cilën ecni për herë të parë.

Kohët e fundit kam filluar të planifikoj shumë. Unë nuk kam asnjë ide se çfarë do të bëj pas tre muajsh dhe që zgjëron pak kohën që do të kem tani. ‘Shkak se truri im fillon të skematizojë si i çmendur.
Në mes të kësaj lagune skemash vendosa të lexoj një libër me të cilin, unë u njoha në mënyrë të rastësishme – një mik më ftoi në prezantimin e tij dhe megjithëse nuk kuptova ndonjë gjë sepse ishte në katalonisht, vendosa ta lexoj të përkthyer në spanjisht. Libri nuk ka të bëjë me udhëtime as me para, as me një plan. Dhe befas kjo ndjesi e të qenit si një kotele e verbër më erdhi tek unë.

Një kotele e verbër, para së gjithash, është e dobët. Kushdo mund ta dëmtojë atë. Ajo nuk ka fuqi për askënd, por të gjithë kanë fuqi mbi të. Ajo jeton në mëshirën dhe vullnetin e mirë. Por një kotele e verbër është shumë e re për të dyshuar, shumë e re për të kuptuar qëllimet, kështu që askush nuk mund ta trembë atë. E di që herët a vonë do të marrë ca ushqim dhe qumësht. Nuk ka ide se si por është e sigurt – do ta marrë. Dhe kështu e merr atë. Dhe asgjë e keqe nuk i ndodh.

Dallimi i vetëm midis meje dhe koteles së verbër në momentin e kësaj ndjesie është se kotelja udhëhiqet nga instinktet. Dhe unë jam ndryshe. Si një person mund të jetë i ndryshëm nga një kafshë.
Ky moment është një ndjenjë e sigurisë. E paqes dhe qetësisë. Eshtë një lloj lirie por jo nga kufizime të jashtme, përkundrazi një liri nga vetja. Eshtë kur jeni plot, e gjithë bota është brenda jush. Pavarësisht se ku shkoni, ju ndiheni në shtëpi. Nuk ka më asnjë luftë. Dhe ju jeni kujdesur. Dhe ju i lini gjërat të ndodhin. Dhe ato ndodhin gjithmonë ashtu si duhet, sepse ju lejoni që ato të ndodhin.

E gjitha ishte pak para se të flija? Një moment i shkurtër. Një film i shkurtër në imagjinatën time të imazheve të rastit, të disa kujtimeve dhe një ndjenjë që vjen pas, një realizim të cilin e kupton për një sekondë dhe më pas ajo zhduket përsëri. Dhe shumica prej nesh ka nevojë për një jetë për ta bërë realitetin tonë. Ndonjëherë duhet ta lëmë të ndodhë.

Sytë e mbyllur, duar të lira, pa plan, shenja në rrugën ne të cilën ecni për herë të parë.

Dora Žibaitė

Përkthim: Paulin Zefi

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: