Make social inclusion happen

Make Social Inclusion Happen emëroheshte projekti i mundësuar nga Organizata Erasmus+ .Projekti yne ku morem ne pjesë u realizua ne Costinești,Constanța,Romani me pjesmarrje te shteteve: Maqedonia, Bulgaria, Hungaria, Romania, Sllovakia dhe Republika Çeke.

Projekti kishte të bëjë me faktin që njerzit te socializohen më shumë,të komunikojne me njerëz të ndryshëm,të mësojnë për kulturat dhe traditat e tyre shtetërore.Në këtë projekt ne mësuam lojra të reja të cilat i prezentuam edhe para shokëve/shoqeve të tjerë/a pas kthimit nga projekti 10 ditorë. Ishte shumë eksperiencë e mirë,ndoshta mund të themi edhe më e mira që kemi pasur ndonjëherë si nxënës të Republikes se Maqedonisë.

Vizita e shtetit të Romanisë më la përshtypje të mira shkaku që eksterierin e kishte në formë mahnitëse kurse e vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte që në shtetin e Romanise kishte shumë pak njerëz të cilët ishin banorë dhe dukeshte një vend bosh pa gjallëri! Ditet shkonin shumë shpejt,sa që nuk e kishim menduar fare,të gjitha ishin shumë zbavitëse por një nga ditët më të mira që përjetuam ishte udhëtimi për në Constanța një vend shumë i bukur në të cilën realizuam një pjesë të projektit e cili kishte të bëjë me komunikimin me njerzit e tjerë.Lojrat dhe zbavitjet nuk kishin fund gjatë ketyre 10 ditëve,ishte nje kënaqësi qe do donim perseri ta perjetonim.

Muhamed Miftari

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: