Zëra të humbur? Vdekja e gjuhëve dhe rëndësia e tyre.

Mendoni sikur jeni në një shfaqje kuizi dhe dikush ju kërkon të emërtoni përnjëherë 5 gjuhë. Cilat do të ishin ato? Me shumë gjasa gjuha juaj amtare dhe disa gjuhë të tjera që janë tepër të populluara, si: anglishtja, spanjishtja, frëngjishtja apo kinezishtja. Por a e njihni gjuhën lakote, piraha, ainu, guarani apo luksemburgishten? Jo? Epo në botë ekzistojnë rreth 6000 gjuhë. Shumë prej tyre fliten vetëm nga një grup i vogël dhe janë të kërcënuara nga zhdukja, kurse të tjerat fliten nga miliona njerëz, siç është  Guarani, një gjuhë vendase e Amerikës Jugore e cila flitet nga 4.6 milionë njerëz në Paraguaj. Fatkeqësisht, brenda një shekulli 50-80% e këtyre gjuhëve rrezikohen të zhduken sepse janë të kanosura.

Gjuhët e rrezikuara janë nën kërcënim të zhdukjes sepse ato nuk ju mësohen më fëmijëve dhe folësit e fundit të këtyre gjuhëve dalë ngadalë po vdesin. Nëse kjo gjë ndodh, ato shndërrohen në gjuhë të vdekura. Këto janë gjuhët që nuk fliten më në asnjë bashkësi në botë. Disa prej tyre janë të regjistruara me anë të shkrimit ose nëpërmjet mjeteve audiovizuale, por pjesa tjetër zhduket pa asnjë gjurmë, fjalët e tyre të fundit vdesin në frymën e folësit të fundit. Ekziston një koncept i gabuar që flet për gjuhë si latinitshtja si gjuhë e vdekur, mirëpo gjuhësisht apo nga ana linguistike kjo gjuhë është mjaft e gjallë në gjuhët pasardhëse si portugalishtja, italishtja ose rumanishtja. Gjuha latine definohet si një fazë e hershme e këtyre gjuhëve.

birds birds birds_3

Ekzistojnë disa arsye se pse gjuhëve u kanoset rreziku apo zhduken. Shpesh herë këto gjuhë janë nën një lloj presioni nga një gjuhë tjetër dominante. Nëse gjuha e pakicës është e lidhur me steriotipe negative, të qenurit i varfër dhe jashtë shoqërisë, prindërit mund të mos e zgjedhin atë gjuhë për t’ia mësuar fëmijëve të tyre për t’i mbrojtur ato nga shoqëria negative apo duke dashur tu ofrojnë atyre mundësi më të mira ekonomike. Poashtu, njerëzit shpesh mendojnë se është e vështirë për një fëmijë të mësojë më shumë se një gjuhë.

Një arsye tjetër është shtypja e shtetit. Deri në fund të shekullit 20 shumë shtete si pjesë të politikës së tyre kishin asimilimin e pakicave. Kjo shpesh përfshinte edhe ndalesën e mësimit të gjuhës amtare në shkolla. Për shembull në Shtete e Bashkuara  dhe në Kanada, por poashtu edhe në shtete si Norvegjia, fëmijët vendas ishin të detyruar të ndjekin shkolla në të cilat si qëllim ishte të ‘civilizojnë‘ gjuhën e vendit. Atje ato ishin të ndaluar të përdorin gjuhën dhe zakonet e tyre. Kjo gjë çoi deri aty sa në shumë regjione një gjeneratë e tërë të mos mund të flas më gjuhën e prindërve të tyre. Së fundmi, luftrat dhe zhvendosjet mund të shkatërrojnë gjuhën e një bashkësie të tërë, duke e fshirë atë gjuhë nga harta.

birds birds birds_4

Tani ju mund të thoni, po ç’rëndësi ka kjo?  A nuk do të ishte vallë më mirë të kishim vetëm një gjuhë që të gjithë ta kuptonim kudo që të ishim? Siç e shihni këtë artikull e kam shkruar pikërisht se nuk pajtohem me këtë qëndrim. Së pari, gjuha në thelb është e lidhur ngushtë me kulturën. Ajo është shprehje e asaj se si njerëzit e shohin botën, ajo tregon mënyrën se si ato janë të lidhura me njëra tjetrën, por edhe me të kaluarën dhe të tashmen. Gjuha gjithmonë lidhet me praktika kulturore specifike, ajo lidh bashkësitë me të kaluarën e tyre nëpërmjet tregimeve, rrëfenjave dhe miteve në po atë gjuhë. Ato kanë fjalë të ndryshme specifike për vallëzimet, ritualet dhe traditat e tyre. Në këtë mënyrë gjuha paraqet identitet. Nëse ju merr njerëzve gjuhën e tyre, ju ke vjedhur identitetin.

Ekzistojnë fakte të cilat theksojnë rëndësinë e lidhjes me origjinën apo bashkësinë tonë. Të dhënat e qeverisë australiane tregojnë një korrelacion mes përhapjes së gjuhëve aborigjine dhe një shoqërie të shëndoshë. Të rinjtë vendas që flasin një gjuhë indigjene në përgjithësi janë më pak të prirur për të pirë apo marrë droga pa përgjegjshmëri. Në Kolumbinë Britaneze, në Kanadë, shkalla e vetëvrasjeve tek të rinjtë është 6 herë më e ulët tek komunitetet ku shumica flet ende gjuhët amtare. Sigurisht që e gjithë kjo nuk është rezultat direkt i të folurit të gjuhës por edhe i shoqërisë me gjuhë, rrënjë dhe zakone të përbashkëta apo të përziera.

Pra, shohim se ekzistojnë beneficione të vërtetuara për fëmijët të cilët janë bilingual. Një numër i madh studimesh tregojnë se si personat bilingual janë më të mirë në analizimin e rrethanave, kanë aftësi multitasking dhe janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve. Kështuqë në vend se të jemi konfuz për përvetsimin e një gjuhe të dytë, përkundrazi, ne duhet ta shohim atë si një ushtrim për trurin. Sigurisht që ky argument nuk vlen për gjuhët e rrezikuara, mirëpo mund të jetë një argument i fortë për prindërit që ato t’i mësojnë gjuhën e tyre fëmijëve sado e parëndësishme të duket ajo në krahasim me gjuhën dominuese në atë shoqëri.

jeshoots-com-LKREcvZeoJQ-unsplash

Së fundmi, humbja e gjuhëve është poashtu humbje e të kuptuarit të njohjes humane apo njerëzore. Cdo gjuhë mund të na mësojë se si mendja apo intelekti ynë funksionon, se si gjuha dhe aftësia jonë mendore ka evoluar. Kjo poashtu ka edhe implikime praktike, si përshembull në zhvillimin e IA ( inteligjencës artificiale), në njohjen dhe prodhimin e të folurit në makineri. Gjithashtu në zhvillimin e qasjeve të reja për t’ju ndihmuar njerëzve të cilët kanë humbur aftësinë e të folurit ose qasjeve në mësimin e një gjuhe. Sa më shumë gjuhë të ndryshme të mund të studiojmë, aq më shumë mund të njohim e kuptojmë.

Megjithatë ende ka shpresë! Folësit e gjuhëve të rrezikuara nëpër botë po ngrejnë zërin për të kthyer në jetë këto gjuhë edhe për t’ua mësuar ato gjeneratave të ardhshme. Një shembull i tillë është gjuha korneze (Cornish), një gjuhë kelte në Kornuall (Cornwall) në Jugperëndim të Anglisë, e cila flitet vetëm nga 3000 njerëz. Në trungun e gjuhëve indo-evropiane kjo gjuhë është degë kelte e lidhur me gjuhë si ajo uellsiane, irlandeze dhe ajo gaelik skoceze. Rreth shek. 19 kjo gjuhë pothuajse ishte e zhdukur mirëpo ajo u ringjall gjatë shek. 20 duke e rindërtuar atë nga burimet e vjetra e duke e popullarizuar. Tashmë atje jetojnë familje ku fëmijët rriten me gjuhën korneze si gjuhë kryesore në shtëpi. Ringjallje të tilla ndodhin ende rreth globit, në ato shoqëri të cilat përpiqen të ruajnë dhe të trashëgojnë gjuhën e tyre. Kjo shërben si dëshmi se gjuhët e rrezikuara mund të shpëtohen dhe të ruhen, dhe se ato janë mjaft të rëndësishme dhe të vlefshme për shoqërinë.

Si të thuash “Të dua” në gjuhë të ndryshme të rrezikuara:

Cornish – My a‘th kar
Aleut – Txin yaxtakug
Kashubian – Kuechum ce
Northern Sami – Mun ráhkistan du
Venda – Ndi a ni funa
Seneca – Gönóöhgwa‘
Hawaiian – Aloha Au la ‘Oe
Rapa Nui – Hanga rahi au kia koe

————————————–

Mathis Gilsbach

Sources:
https://www.psychologytoday.com/us/blog/hide-and-seek/201807/beyond-words-the-benefits-being-bilingual
https://www.linguisticsociety.org/resource/faq-what-endangered-language
https://www.researchgate.net/publication/228465754_Aboriginal_language_knowledge_and_youth_suicide_Cognitive_Development_22_393-399

Why Are Languages Worth Preserving?


http://www.endangeredlanguages.com/
http://www.unesco.org/languages-atlas/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: