Le të ndalojmë pak dhe të zhytemi në elementet mahnitëse të cilat kompozojnë botën e filmit të regjisorit Christopher Nolan.
Filmi i tij i radhës, Tenet, trajton mundësinë e rikthimit të rrjedhës së kohës. Imagjinoni për një sekondë sikur kjo të ishte e vërtetë, a nuk është fascinuese?Më parë ky regjisor në mënyrë magjepsëse ka trajtuar ëndrrat si element parësor në kryeveprën e tij Inception. Vet të menduarit se procesi i ëndërrimit ka disa shtresa, por edhe zhvillimi i kësaj ideje, ishte mjaft inspiruese.
Ashtu edhe siç shkruan gazetari i gazetës Le Monde, Samuel Blumenfeld, e gjithë kjo është tepër impresionuese nga vet fakti që ai ka arritur të krijojë në mënyrë të suksesshme filma për një audiencë të gjerë nga diciplina siç është fizika kuantike.
Me aq sa më kujtohet, fizika nuk ka qenë ndonjë talent i imi gjatë shkollës së mesme, prandaj e gjej surprizues faktin që shfaq interes në filmat e tij. Ja edhe një dëshmi që jeta është përfundimisht përplot me befasi dhe kthesa!
Me aq sa kuptova fjalët e z. Nolan në intervistën e tij, ky subspecialitet do të na lejoj të reflektojmë mbi kohën në një mënyrë tjetër, nga e ardhmja në të kaluarën, kështu kjo na zgjeron opsionet për të hartuar një skenar filmik. Sigurisht, këto ditë si për shumë filma të tjerë, edhe për këtë film ende ka pyetje pa përgjigjje sa i përket datës së publikimit të këtij filmi të ri labirinth. Prandaj, mezi po pres për momentin e duhur kur kjo pjesë artistike do t’i prezentohet botës.
Me shpresë që ky moment të vijë sa më shpejtë dhe ne të kemi kënaqësinë të ngërthehemi nga një realitet tjetër dhe një ngjarje joshëse të definuar nga udhëtimi në kohë. Ky skenar do të na ndihmoj të lëmë pas për disa orë shqetësimet që kemi dhe të shpërngulemi shumë larg, në një botë jokonvencionale sa i përket kohës dhe paradigmave.
Dhe kështu, jam e bindur se mund të kthehemi sërish në paradigmën tonë dhe punët e përditshme me një mendje më të freskët dhe me një perspektivë të kënaqshme për mjedisin tonë. E mos harrojmë se në fakt, ky është pikërisht qëllimi i vet kinemasë. Pra, rroftë arti i shtatë!
Jules Striffler
Përkthim: Besmira Ibraimi
Burimi:
Blumenfeld, Samuel. 2020. “Christopher Nolan, L’Homme Qui Devait Sauver Le Cinéma”. Le Monde.Fr. https://www.lemonde.fr/m-le-mag/article/2020/07/24/christopher-nolan-l-homme-qui-devait-sauver-le-cinema_6047129_4500055.html?xtor=EPR-33280931-ëalert%5D-20200726-ëarticle%5D.
Leave a Reply