PA IDE

Kjo ka ndodhur! Pas pesë muajsh dhe pesë artikujsh, ndodhi ajo që kisha frikë gjatë këtij projekti – nuk e dija se çfarë lloj teme do të shkruaja. Nuk mund të them se më kanë mbaruar fare idetë; Nuk arrija të kuptoja se çfarë më tingëllon interesante apo çfarë më pëlqen.Disa nga idetë për të cilat mendova të shkruaj në fillim të muajit nuk ishin të menaxhueshme për dy arsye kryesore. Prekja e temave politike (një nga gjërat që është e ndaluar të shkruhen) ose nuk ka imazhe për të ilustruar siç duhet artikullin (ky është shkaku më i zakonshëm, veçanërisht kur doni të flisni për dikë).

Të shkruash një artikull nuk është gjithmonë e lehtë siç e imagjinoja kur fillova të shkruaj për Voices. Në fillim kisha mijëra ide në minutë, por tani kam mbetur pa ndonjë temë për të shkruar. Kështu që po shkruaj për situatën që më ndodhi.

Unsplah / Frederick Medina

Nuk e di se çfarë e shkaktoi bllokimin e shkrimit tim. Kur më në fund fillova të shkruaj dhe të bëj kërkime, më erdhi në mendje një ide e re, kështu që më duhej të fshija gjithçka që shkrova. Kërkova një frymëzim në YouTube, Netflix, disa gazeta dhe shumë vende të tjera dhe përfundoja pothuajse çdo herë pa asgjë.

Unë nuk jam një person që shpreh veten, sepse nuk jam veçanërisht i etur të shqetësoj të tjerët me problemet e mia dhe gjithçka tjetër. Të flasësh për të shkruar është edhe më sfiduese. Por unë jam duke filluar të përmirësohem dhe të dal nga zona ime e rehatisë ndërsa shkruaj këtë postim. Ashtu si të tjerët, edhe ky artikull ishte gati të fshihej, por unë mendova: “PSE? Nuk ka arsye për ta bërë këtë – thjesht po shpreheni se nuk mund të gjeni një temë interesante për të shkruar.”

Nëse më pyet: “Ke frikë se do të ndodhë përsëri muajin tjetër?” Përgjigja ime është një JO e thjeshtë. Gjithmonë ka diçka për të shkruar, edhe nëse duket budalla ose duket se është një gjë shumë e rastësishme. Gjithmonë ka një zgjidhje. Më shiko, unë shkrova për problemin tim për të mos pasur asnjë ide se çfarë duhet të shkruaj dhe përfundova me këtë. Por mos u shqetësoni, muajin tjetër artikulli do të jetë më i këndshëm.

Për ta përfunduar mirë këtë artikull, do të lë këshillat e dhëna nga krijuesit e përmbajtjes nëse ju ndodh edhe juve një bllokim krijues:

  • Dilni nga rutina – përpiquni të bëni diçka të re.
  • Frymëzohuni nga njerëzit e tjerë – një nga mënyrat më të mira për të marrë ide të reja.
  • Shkruani disa fjalë të rastësishme që ju vijnë në mendje dhe zgjidhni një temë.
  • Shikoni/dëgjoni diçka të re ose që ju pëlqen të frymëzoheni.

José Rodrigues
Përktheu:Dora Arifi

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: