E ardhmja e planetit tokë

Çfarë po ndodh me planetin tonë? Çdo ditë çdo person konsumon burime natyrore dhe ndikon në atë që do të ndodhë me tokën tonë. Ajo tashmë prek njerëzit. Vetëm këtë vit ka pasur përmbytje të mëdha në Pakistan duke vrarë mbi mijëra njerëz, valë të mëdha të nxehtit në Kinë dhe Evropë duke vrarë njerëz. Disa ishuj, madje edhe vendet si Kiribati dhe Tuvalu nuk do të ekzistojnë për shumë kohë për shkak të rritjes së nivelit të detit. Jam shumë i sigurt se edhe në 10 vitet e fundit moti ka ndryshuar shumë, të paktën në sytë e mi. Më pak borë, më shumë valë të nxehtit dhe në përgjithësi gjithnjë e më shumë katastrofa natyrore. Nëse vazhdojmë të konsumojmë burimet në këtë mënyrë, a do të mbetet tokë e banueshme për njerëzit në 1000 vitet e ardhshme?

Personalisht, unë do të thosha po, por është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Të gjithë mund të marrin pjesë të paktën në një nivel, dikush më pak e dikush më shumë për shkak të kushteve dhe mundësive të ofruara. Për mua, në shumicën e rasteve është bërë më e lehtë dhe rutinë të marr të gjitha llojet e plehrave me vete, duke i kategorizuar plehrat etj. Një nga mënyrat e mia të preferuara për të konsumuar më pak është të blihen më pak gjëra që nuk na nevojiten realisht. Ju kurseni natyrën, paratë dhe hapësirën e shtëpisë. Ju e dini me siguri atë ndjenjë kur keni blerë diçka që keni menduar se ju nevojitet dhe e përdorni çdo ditë, por pas 1 muaji qëndron në dollap derisa të pastroni të gjithë apartamentin. Kjo është zhgënjyese, humbje parash dhe humbje burimesh natyrore. Ju lutemi, mendoni disa herë përpara se të blini diçka. Mund të filloni edhe nga gjërat e vogla, si për shembull ti merrni plehrat me vete në vend që t’i lini në park, fikni pajisjet elektronike dhe llambat kur nuk i përdorni.

Sigurisht, shumë pak mund të jenë plotësisht neutral ndaj karbonit, por ne të gjithë mund të ndikojmë ende në mënyrën se si veprojmë. Ju ndoshta keni dëgjuar “Grumbulli i madh parash vjen nga lumenjtë e vegjël”, funksionon në këtë mënyrë “Është vetëm një plehër, sigurisht që mund ta hedh në natyrë, nuk ka rëndësi” por kur ka miliona njerëzit bëjnë çdo ditë të njëjtën gjë, po, ka rëndësi.

Ky është mesazh i shkurtër, por i rëndësishëm. Mendoni se çfarë lloj imazhi dëshironi t’i lini brezit të ardhshëm për ju. Lërini një mundësi për të jetuar jetën e tyre, mos ua merrni atë.

Jasse Heikkilä

Përktheu: Dora Arifi

Related posts

%d bloggers like this: