Historia e njërit prej mangakave më të mëdhenj

Në vitin 1978, një artist mangash filloi karrierën e tij, duke u bërë i famshëm me dy manga: Dr. Slump dhe të dytën, të njohurën Dragon Ball. Po, mund ta keni gjetur se për kë bëhet fjalë: është i madhi Akira Toriyama. Do të rrëfejmë historinë e tij për t’i bërë homazh, pasi për fat të keq kanë kaluar dy vjet që nga ndarja e tij nga jeta.

Akira Toriyama lindi më 5 prill 1955, në Nagoya (më saktë, në Kiyosu), Japoni. Që në moshë shumë të re, ai ishte i apasionuar pas vizatimit. Ai u magjeps nga filmi i vitit 1961 “101 Dalmatët”, i cili ia ushqeu më tej dëshirën për të vizatuar. Gjatë viteve të shkollës fillore, djali i vogël u magjeps nga koleksioni i mangave të vëllait të madh të njërit prej shokëve të tij të klasës, dhe duke parë Astro Boy në televizor në shtëpinë e fqinjit të tij. Çuditërisht, në shkollën e mesme, ai u largua nga manga për t’u përqendruar në filma dhe seriale televizive. Në shkollën e mesme, ai u regjistrua në një shkollë arti, por nuk donte më të ndiqte arsim të lartë dhe donte të hynte në fuqinë punëtore, gati për të nisur karrierën e tij si ilustrues. Pavarësisht kundërshtimeve të prindërve të tij, ai punoi për një kohë si ilustrues në një agjenci reklamash, por shpejt dha dorëheqjen, i neveritur nga mjedisi.

Në moshën 23 vjeç, ai ishte i papunë dhe pa para. Prindërit e tij i jepshin para që të blinte cigare dhe pije në kafene. Një ditë, në një nga kafenetë e tij të rregullta, ai mori pjesë në një konkurs mangash, duke krijuar një histori humoristike. Ai disa herë nuk fitoi çmim, por mbeti i motivuar për të vazhduar. Pas shumë pengesave, ai botoi një manga të quajtur Dr. Slump, e cila u bë një sukses, duke shitur 35 milionë kopje. Gjashtë muaj pas suksesit të Dr. Slump, ai ishte i lodhur nga ritmi, kështu që vendosi të merrte një pushim nga ajo manga. Pastaj ai krijoi, i frymëzuar nga Udhëtimi në Perëndim i Jackie Chan dhe Wu Cheng’en, i cili fillimisht rezultoi në Dragon Boy (një histori e shkurtër me shaka dhe luftime artesh marciale). Ai përfundimisht do të vazhdonte të shkruante serinë e famshme Dragon Ball, e cila u zhvillua nga viti 1984 deri në vitin 1995 (gjithsej 42 vëllime). Në total, shiti midis 250 dhe 300 milionë kopje, një sukses edhe më i madh se Dr. Slump.

Ai do të vazhdonte të punonte për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht për dizajnin e personazheve ose si korrektor (Dragon Ball GT, Dragon Ball Super, Dragon Ball Daima dhe për videolojëra), dhe për fat të keq më 1 mars 2024, ai do të ndërronte jetë nga një hematoma subdurale. Pavarësisht vdekjes së këtij njeriu të madh, puna e tij vazhdon të qëndrojë në të mirën dhe të keqen, dhe ajo që është edhe më e bukur është se ai arriti të përcillte mesazhin e tij me Dragon Ball, që është empatia, sfidimi i vazhdueshëm i vetes dhe mbrojtja e asaj që do.

Loïc Printemps

Përktheu: Dora Arifi

Burimet:
Akira Toriyama — Wikipédia 
🐵 Dragon Ball : les œuvres qui ont inspiré Akira Toriyama  
Les enfants qui ont grandi avec Dragon Ball partagent ce trait de caractère

Related posts