Një hap në krijimin e kinemasë Maqedone: Intervistë me Teona Strugar Mitevska

 1.Gjithsecili thotë se është më lehtë në Europë për të punuar në ko-produkcion se në produkcion. Çfarë është mendimi juaj për këtë: cilat janë përparësitë dhe jopërparësitë për këtë ?

Mënyra e funksionimit të financimit Europian, është mes ko-produkcionit, thjeshtë nuk është e mundur të financohet plotësisht një film autor në shtetin e origjinës, të vetmet shtete që bëjnë këtë janë Franca dhe Gjermania  dhe kjo është për shkak të madhësisë së produkcioneve të tyre, sa kam unë njohuri çdo film atje fin     ancohet mes televizioneve, paraja shtetërore dhe paraja regjionale, për ne të tjerët, krijues të kinemasë autore është krejtësisht ndryshe, në varemi rëndë nga financimi i shtetit, CNC nga shtetet e UE, dhe asnjë CNC nuk e financon plotësisht bugjetin e filmit, andaj për këtë opcioni i vetëm mbetet ko-produkcioni. Çfarë unë mendoj për këtë, unë besoj se është sistem i madhërishëm, ko-produkcioni është krejt se çfarë është UE, shkëmbim i eksperiencave, ideve, mënyrë për të treguar një tregim dhe mënyrën e punës, andaj unë e shoh shumë të bukur!

teona5

  1. Ju jeni një ndër të parat e këtij rajoni që keni punuar me disa emra internacional si Viktoria Abril (aktore), Alan Markoan (DF), Agenes Godard (DF). Unë mendoj se edukimi juaj në NJ tek Shkolla Tish e Arteve të ka ndihmuar të rregullosh disa standarde të larta profesionale. A mendon se filmkrijuesit në këtë regjion duhen të jenë më mirë të edukuar?

Është vështirë të bëhet një gjykim i tillë ashpër, kush jam unë të them se filmkrijuesit e regjionit duhen të kenë edukim më të mirë. është ambicia ime që më solli tek NYU Grad dhe unë kam luftuar si luaneshë për të arritur atje, unë doja të studioja kinemanë me më të mirët dhe mes më të mirëve. Çka unë di tani është se ka shumë mënyra për të akumuluar dije, jo gjithkush e ka rastin të bëjë se çka kam bërë unë, por kjo nuk të bën më të pakët. Dikush mund të akumulojë dije të njëjtë nga librat, e vetmja dhe më e rendësishmja është kurreshtja, njëri duhet të qëndrojë kurreshtar në kërkim të dijes për një profesion dhe për botën, dhe sot duke ju falenderuar internetit është e mundshme gati për të gjithë. Andaj kjo është e bukur,  çfarë mund të kërkojë njëri më shumë se të krijojë një ambient demokratik për të gjithë, dhe interneti është pjesë e kësaj.

  1. Ju vini nga një familje artistike. A ndihmoi kjo në karrierën tuaj? Në shumë raste në këtë regjion kjo ishte e dëmshme për autorin: në raste kur familjet kanë funksionuar në formë hierarkie…

Familja ime funksionon në mënyrë shumë demokratike, çdo vendim në çdo punë artistike të secilit nga ne diskutohet në forum, në dhomën e ndejës tek shtëpia e prindërve tanë dhe secili ka të drejtë që ta thotë mendimin e vetë hapur. Ishte gjithmonë kështu për neve, qysh se e mabj në mend, kur unë isha 5,  andaj përfundimisht ky lloj trajtimi-trajtim gjithsecili i barabartë më ka ndihmuar që të bëhem person/artist që jam sot. Unë mundohem të bëj të njëjtën më djalin tim, shpresoj të bëj punën mirë aq sa prindërit e mi e bënë për mua. Ju flisni për hierarki mbrenda familjes artistike…unë besoj se ky është problem i egos dhe veçanërisht egos macho në botën tonë. Babai im ishte dhe është feministi më i madh që unë e di, krejt çka ai ka bërë është transmetonte njohuritë e tij dhe pasionet tek unë, ne, dhe kështu bëri edhe mamaja jonë.

teona

  1. Në shumë instanca ju ishit pjese e multikulturalizmit. Cilat dyer u hapën për juve, dhe cilat u mbyllën?

Paj unë jam produk multi-kulturor në shumë mënyra: nëna ime është Malazeze, babai im është Maqedon, nëna ime vie nga familje komuniste, babai im nga familje e parasë së vjetër; unë u rrita në Maqedoni por më shumë kohë kam jetuar ne SHBA, pastaj në Francë dhe Belgjikë. Unë kam mësuar shumë gjëra gjatë rrugës, më shumë unë jam bërë më e përulur se kush jam por poashtu kam bartur barrë të rëndë duke qenë larg, një i huaj kudo që unë isha. Çuditërisht kjo barrë është duke u zhdukur se fundmi, dhe vie nga një fakt i thjeshtë: gëzimi vie nga mbrenda dhe jo nga se ku gjindesh. Djali im është Francez-Maqedon-Malazez dhe Spanjoll, ai është vërtetë produkt multikulturor i botës sot dhe kjo është fascionuese, ai është multikulturalizmi i vërtetë i sotshëm.

teona3

  1. Fakti që keni kaluar shumë kohë në perëndim (SHBA, Francë) do duhej të ndryshonte pikëvështrimin tuaj në shumë gjëra apo në aspekte kulturore. Si ndikon kjo në mënyrën se si ndjehesh/krijon një kinema produkcion tëndin?

Unë mundohem të punoj më personat e duhur dhe unë fuqimisht besoj se është personi i duhur për çdo projekt, i duhuri për DF, aktori i duhur, etj… Unë kam mësuar se nuk ka limite në krijim, njërëzit janë pasionant për tregimin që mundohesh ta tregosh apo ata nuk janë, ata identifikojnë apo nuk e bëjnë. Puno me njerëzit që dëshirojnë të punojnë me ty, pa marrë parasysh se nga cili shtet/kontinent ata vijnë.

 

  1. Në cilin moment të jetës tënde ju keni vendosur që të fokusoheni në krijimin e produkcionit dhe kinemasë në rajonin e ballkanit, më saktë çfarë ju shtyn juve të ktheheni në shtetin origjinë tuajin?

 

Edhe sot unë kam kohë të vështira për ta parashikuar një tregim që ndodh në ndonjë vend tjetër nga Maqedonia, kjo është e çuditshme une e di përderisa kam jetuar më shumë jashtë se mbrenda, e vetmja gjë që mund të them është se ky obsesion vjen nga fakti se ka akoma tregime Maqedone mbrenda meje që ti tregoj, dhe unë do të vazhdoj deri sa kjo të thahet.

  1. Cilat janë diferencat që ju ndjeni në lidhje më produkcionet e kinemasë mes Maqedonsë dhe Francës apo SHBA?

Përmbajtja e tregimeve është ndryshe, mënyra e tregimit është e veçantë për ambientin, vendin e origjinës. Forma është ndryshe por krejt këto dallime vijnë nga aktorët individual të krijuesit, artisti, prapavia kulturore e tij/saj dhe bagazhi. Në botën globale që ne jetojmë sot nuk mund të flasim shumë për diferencën e mënyrës që ne krijojmë dhe bëjmë gjëra, prodhojmë film, thjeshtë nuk ka edhe aq shumë diferencë të madhe pas gjithë kësaj. Unë kam inqizuar një pjesë të filmit në gjermani

teona2

  1. Ju përdordni tema te forta kinematike, për shembull “ Je suis de Titov Veles”, keni presentuar disa karaktere me jetë pasionante dhe kushte te vështira të jetës, mes tyre keni denoncuar realitetin e vështirë të shoqërisë, cilën pjesë tënden e jep për të zgjedhur karakteret? A janë ata pjesë e jotja apo ju vetëm e përshkruani më një pikëvështrim të jashtëm (nga spektatori) një situatë?

Duhet që të jesh karakter në mënyrë që të tregohet në mënyrë të drejtë. Unë kam imagjinatë të gjerë andaj unë e përdori me bollëk. Unë poashtu marrë kohë për të vëzhguar dhe hulumtuar situatat dhe karakteret që unë përshkruaj në filmat e mi. Unë mundohem që të bëjë karakteret sa më të detajueshëm dhe specifik që mundem, ose ndryshe thënë sa më të vërtetë që mundem, dhe pastaj kur e fut karakterin në situatë unike rritet efekti i përgjithshëm, secili karakter reagon ndryshe dhe kjo e tëra është bukuria e kësaj.

Unë gjithmone kam qenë e interesuar në aspektin social të shoqërisë sime, kjo vjen nga besimi i thellë se pjesë e punës tonë si filmkrijues dhe artist është që të tregohet dritë në një të vërtetë të caktuar, padrejtësi dhe të mundohemi të bëjmë ndryshimin, të rrisim ndryshimin e vetëdijes së përbashkët, përfundimisht të bëjmë botën vend më të mirë.

Është interesante se ju flisni për pika të jashtme/mbrendshme të pikëvështrimit të situatës; kjo është pjesë thelbësorë për ta parashikuar një skenë dhe një film. Efekti tek spektatorët është ndryshe varet cilën pikë ju keni përdorur dhe kjo është diçka që unë e kalkuloj shumë saktë për çdo moment të filmit, pikëvështrimi është i rëndësishëm po aq sa ngjyrat apo ndriqimi që përdorën për skena të caktuara. është një nga shumë aspekte të formës kinematike, andaj unë luaj me të.

teona4

  1. Çfarë medoni për evolucionin e produkcionit tuaj? Cilat janë projektet e ardhme tuajat në kinemanë europiane dhe ballkanike? Projektet/krijimet e juaja të fundit të ndihmuan për tu zhvilluar, që të njohësh veten më mirë?

 

Si kompani produkcioni në kemi nisur rishtas me ko-produkcion, ne kishim filmin Rumun SieraNevada në edicionin e fundit në  Cannes film Festival dhe një film Slloven në Karlovy Vary. Ne do të vazhdojmë ko-produkcionin e filmavë që ne ndjehemi të pasionuar. Ne poashtu jemi duke bërë një film të shkurtër të animuar për vëllaun tonë VUK, animacioni është diçka që ne dëshirojmë të përfshihemi më shumë, shpresojmë të bëjmë film të animuar të metrazhit të gjatë një ditë. Në animacion është gjithçka e mundur, nuk ka fund të imagjinatës që ndonjëri mund ta përdorë.

Çdo produksion është eksperiencë e re, njëri mëson por edhe njëri bën gabime poashtu, a jemi bërë më të mençur, unë nuk e di, çka mund të them është jemi bërë më të përkushtueshëm në llojin e filmave që ne dëshirojmë të bëjmë. Dhe unë shpresoj të vazhdojmë të kemi këtë rast, të bëjmë kinema që në e besojmë dhe të eksplorojmë formën kinematike .

Përkthyes nga : Sokol Makolli

teona6

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: